“Mesnata” sjell zgjedhje të reja, kuvendi i Kosovës duhet të zgjidhë sot ngërçin për Presidentin e ri

05/03/2026 15:27

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kohë deri në mesnatë të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten shkurt tha se pasdite do të bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje.

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën për president. Ky i fundit, i hodhi fajin opozitës që nuk propozojnë një kandidat, në mënyrë që të mos krijohet një bllokadë tjetër institucionale.

Partia Demokratike e Kosovës në anën tjetër kërkon që presidenti të zgjidhet nga propozimi i tyre.

Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje pasi kandidoi Konjufcën kërkoi nga opozita të nxjerrin kandidatin e tyre, ndërkohë që tha se presidentes aktuale, Vjosa Osmanit, ia ka ofruar 30 nënshkrimet për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.

Megjithatë, të enjten, e pyetur për zhvillimet e fundit, presidentja Osmani refuzoi të flasë.

Në rast se nuk bëhen dy kandidatura, nuk mund të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit dhe vendi hyn në territor të pashkelur.

Në rast se në tre raunde dështon të zgjidhet presidenti i ri, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB