Kosova në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, Vjosa Osmani çon amendamentin kushtetues në Kuvend: Ta zgjedhë populli

05/03/2026 16:36

Në prag të skadimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese duke kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta.

Siç raporton gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami, kjo nënkupton që duhet të bëhen ndryshime në Kushtetute në mënyre që të mbahen zgjedhje për president.

Osmani i ka kërkuar të gjitha partive politike të votojnë këto amendamente.

Njoftimi:

ZGJEDHJE TË DREJTPËRDREJTA PËR PRESIDENT!
Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011.
I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese.
Tash e tutje, le të flasë populli!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB