Kosova drejt afatit final për zgjedhjen e Presidentit, Kurti: Do të vazhdojmë përpjekjet. Kandidati Konjufca hedh akuza ndaj opozitës

05/03/2026 10:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pasditen e sotme, në ditën e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti i ri i vendit, do të vazhdojnë përpjekjet për të gjetur zgjidhje.

“Pasdite do t’i vazhdojmë përpjekjet për ta zgjedhur presidentin. Urojmë e besojmë e shpresojmë edhe për një kandidaturë të dytë në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, ka thënë Kurti.

Në ndërkohë, kandidati i vetëm për president, Glauk Konjufca ka fajësuar opozitën për situatën e krijuar.

“Nëse ata propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë do ta votoja. Por askush nuk po propozon. Jam shumë kureshtar të di kush është ai që do ta votonin nëse nuk jam unë”, tha Konjufca.

Presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet më së voni sonte në mesnatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB