“Fusni në rend të ditës çështjen Balluku, po bllokoni drejtësinë”/ Debat mes Bardhit dhe Ballës në Kuvend: Gënjen në muaj Ramazani, jemi brenda çdo afati

05/03/2026 10:33

Seanca e sotme plenare nisi me debate mes kryetarëve të grupeve parlamentare të PD-së dhe PS-së.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi sapo mori fjalën shprehu se është detyrim që në rend të ditës të përfshihet çështja Balluku sepse sipas tij po bllokohet puna e drejtësisë.

“Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin. Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente. Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin. Mos të mbrojë Ballukun”, u shpreh Berisha.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla hodhi poshtë pretendimet e Bardhit dhe shprehu se çdo proces po kryhet brenda afateve.

“E dëgjova me vëmendje gënjeshtrën, të gënjesh edhe në muaj Ramazani, dhe sa lidhje kam unë me besimin, i vetmi që nuk ke lidhje je ti. Sa i përket gënjeshtrave që u thanë në sallë, qëndrimi ynë ishte i qartë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, po ashtu në përfundim të mbledhjes kemi komunikuar se si e sqaron rregullorja e Kuvendit. Në Këshill kishte 2 qendrime dhe kjo është e qartë. Në Rregullore thuhet se në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton raport, jemi brenda afateve.
Jemi grup serioz parlamentar ku vendimet nuk i merr kryetari, por merren vendime kolegjiale. Më 23 shkurt kam komunikuar publikisht se sapo të depozitohet nga të 5 deputetët rekomandimi nga ana jonë do të respektohet afati 2 javor”, u shpreh Balla.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB