Foto/ Dua Lipa ndan kujtime të rralla nga fëmijëria, uron babain e saj me rastin e ditëlindjes

05/03/2026 21:34

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto të veçanta nga fëmijëria, me rastin e ditëlindjes së të atit, Dukagjin Lipa.

Në imazhet e publikuara në Instagram, artistja shihet kur ishte fëmijë në krahët e babait të saj, duke sjellë një moment të ngrohtë familjar që ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Përveç fotografive të vjetra, ylli i popit ka ndarë edhe disa imazhe të kohëve të fundit, ku ajo dhe babai i saj shfaqen së bashku në skenë duke kënduar.

Në përshkrimin që shoqëronte postimin, këngëtarja i ka bërë një urim të përzemërt të atit të saj, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, shoku im më i mirë. Të dua shumë.”

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB