Mazhoranca voton ndryshimet në Qeveri, ministrat e rinj marrin nga 83 vota pro. Berisha e Topalli kundër largimit të Spiropalit
Kreu i PD, Sali Berisha dhe Elisa Spiropali u përfshinë në një debat të ashpër në seancën plenare.
Berisha iu drejtua socialistes, duke i thënë ‘nuk e ke nga Saliu, por nga vetja’, referuar largimit nga detyra si ministre për Punët e Jashtme.
Spiropali, u përgjigj duke thënë ‘të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët’.
Pjesë nga debati:
Berisha: Eliza, je viktima më e parëndësishme dhe më e merituara e Ballukut. Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korbë e zezë, ti vije si nuse, e veshur me të bardha. Ça kujton, se hante bar Balluku? Nuk e ke nga Berisha, e ke nga vetja jote. Jo që nuk e mbroje, por gëzoheshe se do bëheshe zv.kryeministre. Ke probleme të mëdha në shkenca. Nuk e ke nga Sali Berisha. More përpjetë.
Spiropali: Replika ishte me Këlliçin dhe jo me Berishën, që s’lë radhë për t’i lënë radhë deputetëve të tij. Shkakton emocion që të bëje replika me Berishën. Të gjithë e kanë nga vetja, askush nga të tjerët. Unë nga vetja, ti nga vetja, e të gjithë. Ta shohim se ku jemi dhe ku ishim, dhe për të ardhmen, nëse bën analizën e të tjerëve. Ti s’lëviz dot një gur, jo më njerëz nga qeveria.
Top Channel