Aksident në Shkodër, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 66-vjeçari
05/03/2026 17:17
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, mes një makine dhe motori.
Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Shkodër–Muriqan”, automjeti me drejtues shtetasin I. B. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. H., 66 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. H., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi I. B., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel