Pas lamtumirës nga Juventusi në muajin tetor të vitit të kaluar, Igor Tudor u kthye në pankinë duke marrë drejtimin e Tottenham.

Por edhe në Premier League gjërat nuk po i shkojnë mirë trajnerit kroat.  Pavarësisht ardhjes së tij, skuadra e Hotspurs ka pësuar dy humbje radhazi në kampionat; ndaj Arsenalit dhe Fulham.

Këtë të enjte, skuadra e Tottenham do të luajë ndaj Crystal Palace, një sfidë kjo që bëhet shumë e rëndësishme për skuadrën e Hotspurs që është vetëm 4 pikë para zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Sfida me Crystal Palace që bëhet derbi i tretë radhazi londinez për Tottenham është e rëndësishme jo vetëm për klasifikimin e kësaj skuadre, por edhe për vetë fatin e Igor Tudor e ardhmja e të cilit në pankinën e Hotspurs sipas mediave britanike është në dyshim

Top Channel

DIGITALB DIGITALB