Pas sulmeve me dronë nga Irani/ Mbyllet për arsye sigurie Varri i Shenjtë, Jerusalemi në gatishmëri të lartë 04/03 22:55
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, po “bën një punë të shkëlqyer” dhe se “nafta po fillon të rrjedhë” nga vendi i saj.
“Delcy Rodriguez, e cila është presidentja e Venezuelës, po bën një punë të shkëlqyer”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social. “Nafta po fillon të rrjedhë dhe profesionalizmi dhe përkushtimi midis dy vendeve është një gjë shumë e bukur për t’u parë”, shtoi ai.
Trump e bëri këtë vërejtje pasi Sekretari i Brendshëm i SHBA-së, Doug Bergham, u takua me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, në Karakas.
Top Channel