Sulmi me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë, reagon Ministria e Jashtme shqiptare: Veprime të papërgjegjshme

04/03/2026 20:49

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë.

Në reagimin e bërë në “X”, Ministria shprehet se sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin

“Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.

I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundër-raketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës.

Sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin. Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s”, thuhet në reagim.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB