Në Kupën e Azisë/Kombëtarja iraniane e vajzave nuk e këndon himnin kombëtar
Për shumë vjet është thënë se Serie A ishte universiteti i qendërsulmuesve. Por aktualisht kjo thënie bie poshtë teksa epoka e artë e goleadorëve në futbollin italian ka perënduar dhe se po shënohet gjithnjë e më pak nga qendërsulmuesit.
Që nga viti 2000 e deri tani, pas 27 ndeshjesh kampionat, golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk kishte shënuar kurrë kaq pak gola. Lautaro Martinez është ‘mbreti’ për këtë sezon me 14 gola të shënuar; në 26 vitet e fundit, kuota minimale e golave të shënuar në këtë pikë të sezonit ka qenë 15(Icardi në 2014/15 dhe Tevez në 2013/14).
Një tjetër e dhënë që evidenton krizën e sulmuesve në Serie A ka të bëjë me futbollistët me statistika dyshifrore pas 27 javësh. Këtë vit, vetëm Lautaro Martinez ka kaluar kufirin e 10 golave në Serie A, kurse gjatë 26 viteve të kaluara kanë qenë gjithnjë të paktën 5 futbollistë në statistika dyshifrore. Këtë sezon ata që janë pas argjentinasit të Interit janë disa që kanë 8 dhe 9 gola të shënuar; Leao (9), Nico Paz (9), Duvikas (9), Hojlund (9), Calhanoglu (8), Davis (8), Kean (8), Pulisic (8) dhe Yildiz (8).
Duke analizuar vendet e para të klasifikimit aktual të golashënuesve, dalin të tjera të dhëna; numri i qendërsulmuesve të pastër është gjithnjë e më i vogël. Ndoshta vetëm Lautaro Martinez, Hojlund, Kean dhe Davis mund të hyjnë në këtë kategori. Më pas vijnë një sërë sulmuesish të dytë dhe të krahut si mPaz, Leao, Yildiz, Pulisic apo edhe mesfushorë si Calhanoglu. Por ajo që bie shumë në sy është mungesa e goleadorëve nga provincat, dikur edhe skuadrat e vogla e kanë pasur një qendërsulmues të besuar; nga Quagliarella te Di Natale për të kaluar te Chiesa, Chevanton dhe Lucarelli
Situata konfirmohet akoma më shqetësuese kur bëhet krahasimi me 5 kampionatet më të rëndësishëm të evropës. Në këtë pikë, vetëm shënuesi më i mirë i Ligue 1, Mason Greenëood ka 14 gola si Lautaro Martinez, por në Francë janë luajtur 3 ndeshje më pak. Krahasimi me kampionatet e tjerë është akoma më shumë për të ardhur keq. Në Premier League komandon Haaland me 22 gola i ndjekur nga Igor Thiago me 18. Në La Liga është Mbappe me 23 i ndjekur nga Vedat Muriqi me 16, për të mos folur për Bundesligën ku është marsiani Harry Kane me shifra marramendëse, 30 gola në 24 ndeshje të luajtura.
Top Channel