Bastoni u shënjestrua edhe në Como, fërshëllehej sa herë prekte topin, Fabregas e mbron: Ai është një lojtar i shkëlqyer
Ish-futbollisti holandez, fitues i Topit të Artë të vitit 1987 theksoi se nuk e shijon futbollin sepse nuk ka lojtarë me guxim.
“Futbolli është bërë i tmerrshëm”, tha ruud Gulit në një podcast në kanalin televiziv holandez Ziggo Sport. Ish-ylli holandez i Milanit kritikoi ashpër zhvillimin e këtij sporti, duke bërë të ditur se madje vendosi të mos e shihte më.
“Kam vendosur të ndaloj së shikuari futboll. Futbolli është bërë absolutisht i tmerrshëm”, tha Gullit. Dhe si shembull, fituesi i Topit të Artë të vitit 1987 përmendi një nga ndeshjet e mëdha evropiane të futbollit fundjavën e kaluar: “E pashë Arsenalin kundër Chelseat. Çfarë ndeshjeje futbolli krejtësisht e mjerueshme. Shoh lojtarë që përpiqen të krijojnë goditje nga këndi, që përpiqen të krijojnë gjuajtje nga shumë larg portës, shoh lojtarë që luajnë me topin sikur po vallëzojnë.”
Mes gjithë kësaj, një lojtar bie në sy: “Po pres lojtarë që do të guxojnë të përballen përsëri me mbrojtësit, dikë si Lamine Yamal. Më mungon argëtimi. Thjesht nuk e shijoj më futbollin. Të gjithë bëjnë lëvizje boshe në fush sikur bëjnë shëtitje. Ku janë lojtarët që driblojnë? Ku janë lojtarët me guxim? “Të gjithë thjesht kalojnë, kalojnë, kalojnë dhe kalojnë përsëri.”
Top Channel