Rritet pesha e shqiptarëve, 60% e të rriturve rezultojnë mbi peshë. 1 në 10 fëmijë është obez

04/03/2026 19:58

1 në 10 fëmijë në Shqipëri është obez dhe pothuajse 60% e të rriturve janë mbi peshë.

Obeziteti në Shqipëri është një alarm që po rritet në heshtje dhe shkak janë jo vetëm konsumi i ushqimeve me aditivë dhe ngjyrues, por edhe mungesa e aktivitetit fizik.

Janë shtuar shifrat e obezitetit dhe jo vetëm te të rriturit, por edhe te fëmijët janë shtuar”, shprehet Jolanda Hyska, shefe e sektorit të sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes në ISHP.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është e alarmuar pasi në 10 vjet është dyfishuar numri i fëmijëve obezë. Ekspertët e shëndetit theksojnë se tanimë rritja e obezitetit nuk është vetëm çështje individuale, por edhe mjedisore. Ndaj kërkohet ndërhyrje nga të gjitha strukturat.

“Qytetarët janë gjithnjë e më të orientuar drejt ushqimeve me konservues”, shton ajo.

Një person obez është i prirur të vuajë nga diabeti, probleme kardiake dhe të veshkave, e kur fëmijët janë obezë, më vonë do të kemi një shoqëri të sëmurë.

Obeziteti sjell vetëm sëmundje”, thekson shefja e sektorit të sigurisë ushqimore dhe ushqyerjes në ISHP.

Obeziteti dikur konsiderohej problem i vendeve të zhvilluara, por Shqipëria ka nxituar me ritme të shpejta, duke i kapur dhe kaluar disa vende të Europës me shifrat e obezitetit, të cilat pas disa vitesh do të sjellin rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB