Rrëfim jete nga futbollisti i Olympiacos që luan i huazuar te Albacete

Hefte Betancourt foli për… rrugën e keqe që kishte ndjekur dikur në jetën e tij në një intervistë në një emision në YouTube në Spanjë.  Sulmuesi 32-vjeçar, i cili i përket Olympiacos, por luan i huazuar te Albacete, deklaroi se kur ishte adoleshent ishte i varur nga alkooli dhe bixhozi.

Deklaratat e Betancourt 

“Në jetë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duhet. Nuk mendoj se kam bërë gjithmonë gjënë e duhur në jetën time personale. Pati një periudhë në jetën time kur u ula me prindërit dhe gruan time dhe vendosa që doja të ndalesha. Për mua, gjëja më e rëndësishme është të jesh një njeri i mirë dhe të kesh vlerat që prindërit të kanë ngulitur që nga fëmijëria.

Nuk e bëja këtë atëherë. Mendja ime shkonte vazhdimisht diku tjetër dhe nuk duhet. Kjo është diçka për të cilën punoj shumë me psikologun tim deri më sot. Gjej kohë për t’u larguar pak nga futbolli, për të mos menduar dhe për t’u bërë një njeri më i mirë. Por nuk e bëra atëherë, derisa më dhanë një mundësi në Austri. Pashë që po shkoja mirë dhe se po përmirësohesha dhe e përdora atë për t’u zhvilluar dhe kështu vazhdoj deri më sot.

Nuk jam tipi që dal shumë nëpër festa, nuk më pëlqen, por në atë kohë shkoja shumë. Ndiqja rrugët e gabuara, si shumë adoleshentë, isha i varur nga bixhozi dhe alkooli. Por unë nuk doja që kjo të ishte jeta ime, kështu që u ndala dhe u rrita. Në fund, bën çfarë të duash. Miqtë mund të të thonë çfarë të duan, por në fund, ti je ai që ka përgjegjësi. Unë jam përgjegjës për gabimet që kam bërë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB