Presidenti Trump ‘snobon’ pjesëmarrjen e Iranit në Botëror: Nuk më intereson fare…
Lajmi i dëmtimit të rëndë të pësuar bëri shumë zhurmë në Brazil. Seleçao e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë pa një prej yjeve të tij, sulmuesin e krahut të Realit të Madridit që pësoi një dëmtim në meniskun e këmbës së djathtë dhe është e pamundur që ai të rikuperohet për Botërorin e kësaj vere.
Është kjo një goditje e rëndë për Rodrygo që me siguri do të ishte një prej protagonistëve të turneut
Letra e Neymar. Për të ngushëlluar Rodrygo mendoi një tjetër yll i futbollit brazilian; Neymar që në karrierën e tij është përballur shpesh me dëmtime të rënda. Sulmuesi 34 vjeçar në rrjetet sociale postoi një letër për bashkëkombasin e tij. ‘Sot është një prej ditëve më të trishta për mua-shkruante Neymar në letrën e tij-kur mësova për dëmtimin m’u shfaq një film para syve. E gjithë vuajtja, ankthi, frika për të jetuar sërish këtë dëmtim. Numri im 10, djali im, trashëgimtari im(siç të quaj unë), të kërkoj vetëm një gjë…kujdesu per aspektin mental. Tani është momenti të kesh pranë të gjithë personat që të duan. Dhe siç e the dhe ti vetë, nuk e meritoje të kaloje të gjithë këtë…por kush jemi ne të dyshojmë për planet e Zotit’.
Dhe në fund ishte mesazhi inkurajues për Rodrygon: ‘Vëllaçko…FORCA, jam i sigurt që do të kthehesh duke fluturar.Të kam zemër, siç më ke mbështetur, unë do të jem këtu për ty’
Përgjigjja e Rodrygos ishte e menjëhershme:‘Faleminderit, idhulli im. Është shumë e vështirë, por Zoti di gjithçka. Nga jashtë do të bëj tifo për ju, si gjithmonë. Të kam zemër’-shkruante Rodrygo
Top Channel