Michael Carrick pëson humbjen e parë si trajner i parë i Manchester United. Në St.James Park, skuadra e Djajve të Kuq humbi ndaj Newcastle me rezultatin 2-1 në një ndeshje ku skuadra e Magpies luajti në inferioritet numerik për 45 minuta.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Jacob Ramsey u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që u akordua edhe një 11 metërsh për Newcastle që u ekzekutua saktë nga Anthony Gordon që në këtë mënyrë i dha avantazhin skuadrës së tij. 

Por Manchester United reagoi shpejt dhe vetëm 3 minuta më vonë barazoi shifrat në 1-1 me Casemiron me skuadrat që shkuan në pushimin e ndeshjes me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë gjithçka u duk se po shkonte drejt një përfundimi pa fitues, por në minutën e 90 Newcastle ndonëse me 10 futbollistë arriti të shënojë golin e dytë me Osula duke e fituar këtë ndeshje me rezultatin 2-1 duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve në vendin e 12, ndërsa Manchester United mbetet me 51 pikë në vendin e tretë po aq sa edhe Aston Villa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB