Në ditët e kaluara u fol se mes Milanit dhe Massimiliano Allegrit nuk ka një raport shumë të mirë. U fol për përplasje që kishin të bëjnë me premtimet e pambajtura për merkaton e transferimeve dhe mungesa e qartësisë se çfarë prevalon më shumë për drejtuesit e klubit; ana teknike e lidhur me trajnerin dhe Drejtorin Sportiv Igli Tare, apo ajo financiare që ka në krye Shefin Ezkekutiv, Giorgio Furlani.

Mes hipotezave dhe teorive në rrjetet sociale, lindi ideja se Allegri edhe pse ndihet mirë në Milanelli, nuk e konsideron më të sigurt të ardhmen e tij në pankinën kuqezi. Dhe të gjithë kësaj i shtohet edhe lajmi i publikuar te e përditshmja ‘Corriere Dello Sport’, sipas së cilës, Reali i Madridit do të bëjë një tjetër tentativë për teknikun livornez.

Presidenti i klubit madrilen, Florentino Perez ndodhet në një situatë komplekse përsa i përket çështjes së pankinës. Pasi largoi Xabi Alonso, kreu i Los Blancos, bëri zgjedhjen klasike, solli në pankinë, trajnerin e skuadrës B që e njeh botën e Realit të Madridit dhe që limitohet vetëm në menaxhimin e kampioneve, pa iu injektuar në mendje shumë teori. Vetëm se këtë radhë, me Arbeloan, nuk duket se po i shkojnë shumë mirë gjërat. Cili trajner mund të jetë më i miri në menaxhimin e kampionëve në qarkullim përveç Carlo Ancelottit?

Emri që i vjen në mendje në mënyrë spontane Florentino Perez është pikërisht Massimiliano Allegri që për hir të vërtetës nuk është hera e parë që vendoset në projektet e kreut të Realit të Madridit. Në fakt, Perez tentoi fillimisht që të sjellë në Bernabeu, Allegrin në 2019, kur ai sapo kishte mbyllur ciklin fitues me Juventusin. Po kështu, 2 vjet më vonë në 2021, presidenti i Los Blancos e tentoi sërish madje kishte gjetur edhe akordin për pagën dhe kohëzgjatjen e kontratës, por në atë kohë Andrea Agnelli e bindi që të kthehej në pankinën e Juventusit.

E treta, e vërteta? Tani Florentino perez është gati për një tentativë tjetër, edhe pse duke përdorur logjikën, bëhet e komplikuar të mendohet se Allegri do të përqafojë një projekt kaq të komplikuar si Reali i Madridit, kur në Milano ai ka mbështetje të pakushtëzuar nga të gjithë, duke nisur nga tifozët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB