LIVE/ Trump tha se Teherani dëshiron marrëveshje, Irani i përgjigjet: Presidenti i SHBA po negocion me veten, ne s’e kemi në plan
Sot shënohet dita e pestë e sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Funerali i liderit suprem Khameneit fillon sot, me tre ditë përkujtime. Ndërkohë djali i tij, Mojtaba, është Udhëheqësi i ri Suprem pas vrasjes së të atit.
Sakaq, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë nisur një valë sulmesh në të gjithë Iranin.
Përditësimet LIVE, 4 Mars 2026
Donald Trump e përshkroi Iranin si një vend jashtë kontrollit, duke bërë komentin ironik se kushdo që dëshiron të jetë udhëheqës në vend… përfundimisht vdes. Presidenti amerikan tha, ndër të tjera, se “kur njerëz të çmendur kanë armë bërthamore, ndodhin gjëra të këqija”.
Milionerët dhe qytetarë të pasur të Dubait po largohen me urgjencë nga qyteti kozmopolit dhe i ndritshëm, duke paguar shuma astronomike për të shpëtuar nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme.
21:36 Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjnë nga Iraku
Mijëra luftëtarë kurdë me bazë në Irak kanë nisur një ofensivë tokësore kundër forcave të regjimit iranian, sipas një zyrtari të Koalicioni i Forcave Politike të Kurdistanit Iranian (CPFIK). Zyrtari deklaroi se luftëtarët e lidhur me Partia e Jetës së Lirë të Kurdistanit (PJAK) kanë filluar të marrin pozicione luftarake brenda territorit iranian që nga mesnata e 2 marsit.
21:25 Dronët e Iranit drejt Greqisë, komunistët e Athinës: U bëmë pjesë e luftës së imperialistëve amerikanë, do kemi pasoja
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Greke (KKE), Dimitris Koutsoubas, deklaroi sonte në stacionin televiziv Action 24 se qeveria greke po përfshihet në atë që ai e quajti “luftë imperialiste” të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit, duke paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme mund të kenë pasoja direkte edhe për Greqinë.
Reagim i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë: Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik.
Inteligjenca iraniane i ka përcjellë Shteteve të Bashkuara sinjale indirekte se Teherani mund të jetë i gatshëm të hapë bisedime për t’i dhënë fund luftës, sipas burimeve të njohura me mesazhet.
20:21 Izraeli sulmon Tabrizin, ndër qytetet më të mëdha të Iranit në kufi me Turqinë
Izraeli dyshohet se ka ndërmarrë një sulm ndaj qytetit iranian të Tabriz, në veriperëndim të Irani. Sipas raportimeve “Izraeli nisi një sulm të fuqishëm ndaj qytetit të Tabrizit”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi objektivat e operacionit apo për dëme dhe viktima të mundshme.
Mijëra pasagjerë të anijeve turistike kanë mbetur të bllokuar në porte në Gjirin Persik, pas kërcënimeve të Iranit për të mbyllur Ngushtica e Hormuzit, duke i lënë turistët në pritje dhe në pasiguri për largimin nga rajoni.
19:05 Ambasada e SHBA-së në Bagdad thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni sa më shpejt nga Iraku
Ambasada e SHBA-së në Bagdad u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Iraku të largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e sigurt për ta bërë këtë.
18:51 Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran, analistët: Pushtimi tradicional është i pamundur
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur shqetësime për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit me Iranin, duke mos përjashtuar dërgimin e trupave amerikane në terren. “Siç thotë çdo president, ‘nuk do të ketë trupa në terren’. Unë nuk po e them këtë”, deklaroi ai, ndërsa sulmet ndaj Iranit vazhdojnë.
Komentet për raketën balistike iraniane që u rrëzua nga sisteme të NATO-s në Mesdheun Lindor po komentohen së shumti në shtypin grek orët e fundit, sidomos pas deklaratës të një funksionari turk se objektivi ishte Qiproja.
18:34 Portugalia i jep SHBA-së lejen për të përdorur bazën ajrore, por me kushte
Qeveria e Portugalia ka autorizuar Shtetet e Bashkuara të përdorin bazën ajrore në Azore për operacione që synojnë Iranin, por vetëm nën kushte të përcaktuara qartë. Lajmi u konfirmua nga kryeministri portugez Luis Montenegro gjatë një seance parlamentare.
18:29 Tensionet në Lindjen e Mesme, Ministria izraelite e Financave: Lufta me Iranin do të na kushtojë 3 miliardë dollarë në javë
Lufta me Iranin pritet t’i kushtojë Izraelit 3 miliardë dollarë në javë. Kostoja e luftës me Irani për ekonominë e Izraeli vlerësohet të arrijë në rreth 9.4 miliardë shekelë (afërsisht 3 miliardë dollarë) në javë, nëse kufizimet kombëtare mbeten në fuqi. Vlerësimi është bërë nga Ministria izraelite e Financave.
18:14 Sulmet vijojnë, Komanda Qëndrore e SHBA-së: Më shumë se 20 anije iraniane janë goditur
SHBA-të kanë goditur ose fundosur në fund të oqeanit më shumë se 20 anije iraniane, sipas një përditësimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), një strukturë në varësi të Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.
Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, u është drejtuar vendeve fqinje të Gjirit, duke deklaruar se Irani nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse t’u përgjigjej sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli.
16:34 Irani lëshoi një raketë balistike, zyrtari turk: Ishte drejtuar drejt Qipros, jo drejt Turqisë
Një zyrtar i qeverisë turke ka paraqitur një version të ndryshëm nga ai i bërë publik më herët lidhur me raketën balistike të lëshuar nga Irani dhe të kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s para se të hynte në hapësirën ajrore turke.
Në një rrugë të rrethuar me pemë në veri të Londrës, e njohur si “Rreshti i Miliarderëve”, një grup vilash kryesisht boshe, qëndrojnë pas gardheve të larta dhe portave të zeza të blinduara. Ndërsa fëmijët kalojnë pranë, roje private në makina të zeza SUV patrullojnë jashtë.
Ushtria amerikane ka rrëzuar një raketë balistike që kishte destinacion bazën e Sudës në Greqi. Burimi për gazetarin e Top Channel Artur Bibe që prej ditësh ndodhet në Tel Aviv raportojnë se raketa u rrëzua sapo hyri në Mesdhe dhe pa vënë në rrezik territorin grek dhe as bazën.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka shkaktuar reagim të fortë nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pasi vuri në pikëpyetje drejtpërdrejt veprimin ushtarak amerikan ndaj Iranit, duke e cilësuar atë “të paligjshëm dhe të rrezikshëm” si dhe një “ndërhyrje të padrejtë ushtarake”.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij kundër bombardimit të Iranit, pas kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve.
16:03 Sulmet në Bejrut, Irani kërcënon ambasadat izraelite në të gjithë botën
Irani kërcënon ambasadat izraelite në të gjithë botën. Sipas mediave iraniane, Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse Izraeli sulmon ambasadën iraniane në Bejrut, tha një zëdhënës ushtarak iranian.
15:20 Lufta ndali turizmin, ndërpritet çdo komunikim me vendet e Lindjes së Mesme
Çdo ditë që kalon nga konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, zgjerohen dhe fushat e ndikimit që prekin drejtpërdrejtë qytetarët.
14:55 Lufta e Iranit/ U mbyllën për 2 ditë, rihapen bursat në Lindje, si lëviz çmimi i naftës
Tregtimi në bursat kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe rinisi sot pas një pezullimi dy-ditor të vendosur nga autoritetet, me qëllimin që të mbroheshin tregjet nga luhatjet e forta gjatë kësaj periudhe tensioni të lartë gjeopolitik në Lindjen e Mesme.
14:49 I “zhdukën” udhëheqjen, kush janë liderët iranianë të vrarë nga sulmet e SHBA-Izrael
Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, nuk vdiq vetëm: Në fakt, sulmet e SHBA-së dhe Izraelit i kanë kushtuar jetën edhe një sërë figurave të tjera të larta të regjimit të Ajatollahëve.
14:42 “Do mbrojmë Ballkanin”, shefi i NATO-s: Nuk lejojmë vakum, KFOR i fuqishëm
NATO nuk do të lejojë krijimin e një vakumi sigurie në rajonin e Ballkanit Perëndimor, deklaroi nga Shkupi sekretari i Përgjithshëm i saj, Mark Rutte, i cili theksoi në mënyrë të veçantë se misioni paqeruajtës në Kosovë do të mbetet “i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij”.
14:41 “Sapo kemi filluar”, Hegseth paralajmëron përshpejtim të operacionit amerikan kundër Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se operacioni ushtarak i SHBA-së kundër Iranit është ende në fazat e para, vetëm katër ditë pas nisjes së tij, dhe paralajmëroi një përshkallëzim të mëtejshëm.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian.
13:57 Shkatërruan në ajër raketën iraniane, NATO reagon pas shënjestrimit të Turqisë nga Teherani
NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, pas raportimeve se një raketë e lëshuar nga Irani dhe që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s.
Irani ka lëshuar një paralajmërim ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, duke kërcënuar se do të zgjeronte sulmet hakmarrëse nëse diplomatët ose misionet diplomatike iraniane sulmohen në Liban.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi mesditën e sotme se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.
Sulmi me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri në Qipro, ka nxitur evakuimin e banorëve dhe shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë e komunitetit lokal, ndërsa qipriotët vënë në pikëpyetje rreziqet e strehimit të bazave ushtarake perëndimore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ndërmarrë brenda një periudhe shumë të shkurtër dy veprime drastike që kanë tronditur skenën ndërkombëtare dhe kanë goditur drejtpërdrejt dy nga aleatët më të rëndësishëm të Kinës në arenën globale.
Sulmi me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri në Qipro, ka nxitur evakuimin e banorëve dhe shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë e komunitetit lokal.
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke njoftoi se një raketë balistike u lëshua nga Irani dhe kaloi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të shkonte drejt Turqisë.
11:49 Izraeli avancon në operacionin tokësor në Liban, IDF jep urdhrin për evakuimin e plotë të banorëve
Ushtria izraelite do të shtrijë pushtimin tokësor në Liban 5-30 kilometra. Sipas IDF, ushtria izraelite njoftoi më herët gjithë banorët e Libanit që ndodhen në perëndim të brigjeve të lumit Litani, se duhet të largohen urgjentisht nga banesat e tyre, në të kundërt nuk garanton jetën e tyre.
Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë përdorur një kërcënim fiktiv nga Irani si pretekst për të përmbysur rendin kushtetues në vend dhe tha se thirrja e Uashingtonit që iranianët të marrin pushtetin nga udhëheqësit e tyre ishte cinike dhe çnjerëzore.
Mbërritja e fregatave “Kimon” dhe “Psara” në zonën e Qipros kanë rritur sigurinë jo vetëm për shtetin ishullor, por edhe për gjithë vendet e Ballkanit.
11:30 Masakër me dronë kamikazë, Irani kërcënon Europën: Franca aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar të shënjestrojnë Iranin, dhe konflikti po zgjerohet: Izraeli goditi edhe Libanin, ndërsa raketat e regjimit Iranian kanë shkaktuar dëme e panik në Jeruzalem, Dubai e Doha.
Irani është “në gjendje lufte” dhe do të veprojë “me vendosmëri kundër atyre që veprojnë kundër Republikës Islamike”, ky ishte paralajmërimi i gjyqësorit për popullsinë iraniane.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë se nuk presin që konflikti i përshkallëzuar mes SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit të ketë një ndikim të menjëhershëm në sigurinë e furnizimit me gaz natyror për vendet e BE-së, sipas një njoftimi të transmetuar tek qeveritë e vendeve anëtare.
Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit.
Raketat e Iranit kanë një rreze që shtrihet më shumë nga sa mund të mendohej. Zyrtarë izraelitë kanë publikuar një hartë që tregon se raketat e Republikës Islamike mund të arrijnë deri në Europë. Me konfliktin në Lindjen e Mesme që nuk jep shenja qetësimi, është shtuar frika e një zgjerimi të tij.
CIA thuhet se po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran, sipas burimeve të shumta të njohura me planin që folën për CNN.
Sot është sulmuar një anije luftarake Iraniane në det, jashtë brigjeve të Sri Lankës.
Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me homologun e tij izraelit, sipas një deklarate nga ministria e jashtme e Kinës.
Pentagoni ka publikuar detajet e 4 ushtarëve të vdekur amerikanë që u vranë nga një sulm iranian me dron në Kuvajt.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore rrëzuan sot një avion luftarak iranian mbi Teheran.
Izraeli ka filluar “sulme në shkallë të gjerë që synojnë objektivat e regjimit terrorist iranian në Teheran”, thuhet në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes nga Forcat Mbrojtëse izraelite (IDF).
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha të martën se çdo pasardhës i Udhëheqësit Suprem iranian Ali Khamenei do të jetë një “objektiv” për eliminim.
Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, tha se ambasadori iranian u thirr sot në ministrinë e tij, me qëllim që të shprehte protestën e qeverisë italiane për lëshimin e një droni kundër bazës britanike në Qipro.
Një zyrtar i lartë amerikan tha të martën se gati 2,000 objektiva janë goditur nga forcat amerikane që nga fillimi i luftës kundër Iranit të shtunën, duke vënë në dukje se intensiteti i operacioneve ishte i lartë që nga orët e para.
Të paktën gjashtë persona u vranë nga bombardimet izraelite në dy qytete në jug të Bejrutit, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit.
07:36 Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA urdhëron largimin e stafit nga Ambasada Amerikane në Qipro
Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një direktivë për të larguar personelin nga Ambasada Amerikane në Qipro, si pjesë e masave paraprake të sigurisë të marra për shkak të tensionit në rritje në Lindjen e Mesme.
Top Channel