Quhej Kakà, mbeti Kakà, por në Milano u shndërrua në Ricky. Ricardo Izecson dos Santos Leite ishte një djalosh kur erdhi te Milani dhe u largua me shumë trofe duke përfshirë edhe ‘Topin e Artë’.

Por ajo e Kaka me Milanin është një histori dashurie me ngjyrat kuqezi që nuk u ndërpre kurrë, as kur braziliani u transferua te Reali i Madridit e aq më pak tani që është  mbi 40 vjeç dhe që ka studiuar për menaxhim sportiv në Harvard, që ka ndjekur kurset e FIFA dhe UEFA dhe që ëndërron një të ardhme si drejtues, ndoshta një kapitull të ri me Milanin. Ricardo Kaka është rrëfyer në një intervistë të gjatë për ‘La Gazzetta Dello Sport’, pikërisht në prag të Derbit të Madonninës me Interin.

E nisim nga Derbi, që është pas pak ditësh. Cila është ndjesia jote si tifoz?

‘Një ndjesi e bukur. Jemi 10 pikë larg, por unë them se mund t’ia dalim mbanë, edhe për titullin. Sigurisht duke parë klasifikimin aktual duket një mision i vështirë, por në futboll kam parë shumë, unë besoj. Përsa kohë mundesh, është e nevojshme të besosh dhe djemtë në fushë do ta bëjnë’.

Çfraë ndeshje pret? Allegri, shpesh është kritikuar për një lojë pak spektakolare

‘Unë jam braziliam dhe mendoj se debati mes lojës së bukur dhe nevojës për rezultatin do të jetë gjithnjë. Në botën perfekte të dyja gjërat bashkohen, por si milanistë duhet parë ana pozitive. Max e njeh mirë futbollin italian. Po bën një punë të shkëlqyrer dhe më bën krenar fakti që Milan është sërish aty, i dyti në klasifikim, që është në garë për kampionatin dhe që mund të kthehet në Evropë’

Çfarë mendon për Chivu? Në fillim kishte skepticizëm, por Interi i tij është shkëputur

‘E pashë në Botërorin e klubeve verën e kaluar. Skuadra nuk bëri shumë mirë në atë turne, por ishte fillimi i një aventure të rë. Chivu ka ndërtuar një skuadër solide në debutimin e tij në një pankinë kaq të rëndësishme, është një surprizë e këndshme’

A të surprizon edhe Modric që është pak a shumë bashkëmoshatari yt dhe është ende në fushën e lojës duke u entuziazmuar për një sukses ndaj Cremoneses?

‘Lukita është një forcë e natyrës, është fantastike të shohësh atë çfarë po bën për entuziazmin, leadershipin dhe padyshim teknikën e tij. Kam luajtur me të në Madrid dhe e njoh mentalitetin e tij. Është befasuese që është ende kaq i motivuar me numrin e trofeve që ka fituar? Ndoshta, sepse është njerëzore të humbasësh pak motivim kur ke fituar gjithçka. Por ai është një çmenduri; ka ende dëshirë për të transmetuar futbollin e tij, i thërret shokët e skuadrës, lufton gjithnjë. Ka energji dhe personalitet. Kontributi i tij te Milani është i rëndësishëm në ndeshje dhe në stërvitje dhe besoj se prania e tij i bën mirë të gjithë futbollit italian’

Një futboll pak në rënie në krahasim me periudhën ku ti luaje në Serie A

Unë e konsideroj futbollin italian ende kompetitiv. Niveli ka rënë pak, kur kujtojmë së ka qenë kampionati më i rëndësishëm në botë dhe tani është Premier League. Por mbetet një turne argëtues dhe derbi i Milanos është një prej ndeshjeve më të bukura për t’u luajtur e për t’u ndjekur’

Më i bukur se derbi i Madridit?

‘Të them të drejtën është e vështirë të zgjedh. Jane ndeshje për të cilat i gjithë qyteti flet para, gjatë dhe pas ndeshjes. Nëse fiton je mbreti, nëse humbet ndjen një peshë mbi vete për ditë të tëra’

Kur erdhe herën e fundit në Milano?

‘Vitin e kaluar me bashkëshorten time gjatë javës së modës. E pashë qytetin të përmirësuar akoma më shumë, shumë i bukur, me lagje të reja dhe aftësinë për të ndërthurur historinë me jetën kontemporane, një karakteristikë që e vlerësoj shumë’

Je akoma në kontakt me shokët e tu të skuadrës?

‘Sigurisht. Kam takuar Paolo Maldinin në Dubai për Vitin e Ri, ndjek Rinon dhe aventurën e tij me Kombëtaren italiane, komunikoj me Pirlon, Shevën, por edhe me Gallianin, Braidën dhe Leonardon. Është diçka e bukur që kanë mbetur këto lidhje të forta’

Kujtimet më të lumtura nga derbi?

‘Derbi i Champions League, sidomos i pari’

Më të këqijat?

‘Humbjet. Unë për fat të mirë kam pasur më shumë fitore se humbje në derbi, por të humbasësh është gjithnjë diçka e shëmtuar’

Çfarë të pëlqen nga ky Milan?

‘Që është kthyer të luftojë për titullin. Sepse e përsëris, unë besoj akoma, 10 pikë janë 4 ndeshje, rruga është e gjatë’

Dhe çfarë nuk të pëlqen?

‘Pikët e humbura. Me gjithë respektin për kundërshtarët, ndeshjet si ajo me Parmën duhen fituar’

Loja klasike; hiqi një lojtar Interit.

‘Do të thoja Lautaro, por duke qenë se është i dëmtuar, them Thuram’

Njeriu i derbit te Milani?

‘Padyshim Modric. Me eksperiencën dhe klasin e tij do të bëjë diferencën. Por edhe Pulisic më pëlqen shumë. Pastaj, është gjithnjë Leao…’

Duke u kthyer te Modric, sipas teje largohet apo qëndron?

‘Shkenca tani i ndihmon sportistët në çdo fushë, të zgjat karrierën, të ndihmon në kohët e rikuperimit pas një lodhjeje te tjetra. Kur mendojmë sa i rëndësishëm është Luka për skuadrën, mendoj se mund të vazhdojë edhe për 2 apo 3 vjet po kush e di; është forma fizike dhe më pas janë vendimet e futbollistit, kërkesat familjare, dëshira për t’u kthyer në shtëpi. Faktorë që të shtyjnë për të mbyllur karrierën janë shumë, por për atë që shoh në fushë mendoj se mund të luajë pa probleme akoma për shumë kohë’

Ndërsa ‘karriera’ e San Siros po mbyllet; të vjen keq që stadiumi yt do të shembet edhe pse është akoma larg?

‘Mendoj për historinë dhe them se është diçka e shëmtuar, ka nostalgji për momentet që kemi jetuar. Por herë pas herë duhet një ndryshim, jeta ecën apra; është një pjesë e jona që do të largohet, por do të jetë diçka e re dhe do të mund të krijohen aventura të tjera të bukura’

Çfarë mendon për Botërorin e ardhshëm që do të luhet në një territor shumë të madh?

‘Jam kurioz sepse kemi kaluar nga një vend shumë i vogël te një shumë i madh; në Katar ia dola të ndiqja 3 ndeshje në një ditë, këtë radhë nuk e si da do të mund të ndjek në një javë. Përtek shakave, më pëlqen ideja që shumë persona të ndjekin futbollin drejtpërdrejt, të ndjejnë atmosferën e një Botërori’

Po për Brazilin tënd të drejtuar nga Ancelotti, çfarë pritshmërish ke?

‘Ancelotti është personi i duhur për këtë periudhë të Brazilit, si për të kaluarën e tij që është mes favoriëve, ndoshta jo mes 3 të parave, por është një skuadër eë mirë dhe Carlo është Carlo. Kam besim. Kam pasur fatin të luaj në 3 botërorë dhe e di sa emocionuese është. Zhvillimi i një turneu të mirë pas shumë zhgënjimesh do të ishte diçka shumë e rëndësishme për vendin’

Një vend që fitoi medaljen e parë të artë historike në borë. I ndoqe Lojërat Olimpike?.

Sigurisht dhe jam krenar për rezultatin e Lucas Pinheiro Braathen. Duket e pabesueshme që ka fituar një medalje të artë në ski. Një arritje fantastike. Por unë jam i apasionuar pas të gjitha sporteve dhe në 5 vitet e fundit jam dashuruar dhe me tenisin. Ka shumë pritshmëri për Joao Fonseca; është me ulje-ngritje në paraqitje, por është logjike për moshën e tij. E presim në të ardhmen dhe shpresoj që të bëjë diçka të mirë në Indian Wells për të vijuar rritjen e tij’.

Ndërkaq është derbi..

‘Dhe aty kam një siguri; që Milani mund të mposhtë Interin dhe t’i afrohet në renditje. Kam besim te Lukita dhe jo vetëm te ai’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB