Harry Maguire nuk po mund të gjejë qetësinë me drejtësinë greke.

Mbrojtësi i Manchester United dhe përfaqësueses angleze është dënuar me 15 muaj burg(në vendimin e parë ishin 21 muaj) me kusht nga një gjykatë greke për incidentin e ndodhur në vitin 2020 në Mykonos, një lajm që u bë i ditur nga Sky Sports.

Në vitin 2020, Harry Maguire u shpall fajtor për lëndime personale, tentativë korrupsioni dhe dhunë ndaj zyrtarëve publike pas një arrestimi të tij në një sherr ku dy agjentë të policisë u sulmuan.

Avokatët e Maguire, bënë të ditur se do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën Supreme greke; mbrojtësi gjithnjë i ka mohuar akuzat në mënyrë kategorike dhe jo më kot Maguire ka refuzuar disa herë mundësinë për të mbyllur çështjen duke paguar një shumë parash

Top Channel

DIGITALB DIGITALB