Bastoni u shënjestrua edhe në Como, fërshëllehej sa herë prekte topin, Fabregas e mbron: Ai është një lojtar i shkëlqyer
Autoritetet gjyqësore në Monako kanë nisur një hetim paraprak mbi marrëveshjen e sponsorizimit midis klubit të futbollit AS Monaco dhe Republikës Demokratike të Kongos.
Kontrata, me vlerë 4.8 milionë euro, është vënë nën shqyrtim pas dyshimeve për pastrim parash, përvetësim të fondeve publike dhe korrupsion, raporton Goal.com. Kryeprokurori i Monakos ka hapur hetim pas një ankese të paraqitur nga dy shtetas anonimë kongolezë që jetojnë në Francë. Ata shprehën shqetësime për keqpërdorime financiare të mundshme të fshehura pas marrëveshjes sportive.
Në qendër të hetimit është një marrëveshje sponsorizimi e nënshkruar në qershor 2025, me sloganin “Republika Demokratike e Kongos – Zemra e Afrikës” në mëngët e fanellave të lojtarëve. Kontrata, e vlefshme për tre sezone, synonte të promovonte turizmin, të tërhiqte investime të huaja dhe të zhvillonte futbollin vendas. Megjithatë, dyshimet u ngritën menjëherë nga politikanët e opozitës dhe diaspora kongoleze.
Akuza për keqpërdorim dhe korrupsion
Avokati Hervé Diakese, përfaqësues ligjor i aplikantëve, deklaroi se reputacioni i klubit po shfrytëzohet për të dëmtuar interesin e popullit kongolez. “Edhe pse klientët e mi kanë respekt të madh për Monacon, ata besojnë se individët e kanë manipuluar këtë reputacion për të përvetësuar fonde publike”, tha ai për AFP.
Hetimi fokusohet kryesisht te Didier Budimbu, Ministri i Sporteve i Republikës Demokratike të Kongos, për shkak të dyshimeve për shkelje të rregullave të prokurimit publik, mungesë transparence në buxhet dhe mungesë procedure tenderimi për kontratën.
Origjina e fondeve po verifikohet
Autoritetet në Monako po përpiqen të gjurmojnë dhe të verifikojnë origjinën e 4.8 milionë eurove të financuara përmes sponsorizimit, për të përcaktuar nëse këto para përfaqësojnë fonde të pastruara nga përvetësimi i fondeve publike.
Të gjitha të dhënat financiare dhe transaksionet që lidhen me kontratën do të shqyrtohen nga autoritetet. AS Monaco ka konfirmuar bashkëpunimin me hetuesit. Një zëdhënës i klubit u shpreh: “AS Monaco është në dijeni të hetimit dhe është në dispozicion të autoriteteve kompetente”.
Top Channel