Inteligjenca Artificiale depërton deri në luftëra? Reagime për përdorimin e AI në operacione ushtarake, OpenAI rishikon marrëveshjen me Pentagonin Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mban peng raportin e anëtarëve socialistë të Këshillit të Mandateve me qëllim që kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut që mos kalojë në seancën e së enjtes.
“Nuk ka dërguar në kryesinë e parlamentit raportin e tij për imunitetin e Ballukut. Pra është Rama vetë ai që bllokon dërgimin e raportit të anëtarëve të komisionit të partisë së krimit në kryesinë e parlamentit për t’u futur këtë të enjte në axhendën e parlamentit. Ka shumë mundësi që kjo po ndodh. Që ata po djegin afatin 3-mujor. Ka shumë mundësi”, tha kryedemokrati.
Nuk ka numrat për ti hequr lirinë Ballukut, por shpreson që ka me vete numrin e duhur te mbështetësve për të rrethuar parlamentin ditën kur të futet në agjende kërkesa e SPAK.
“Ndaj dhe ftesa ime për mbarë qytetarët shqiptarë, ditën që do paraqitet kërkesa në parlament, që të gjithë para parlamentit për të mbrojtur Kushtetutën, ligjin, dinjitetin kombëtar. Askush nuk do të vijë ta heqë atë prej leckash nga zyra e kryeministrit. Është detyra jonë, është misioni ynë”, tha kreu i PD-së.
Deputet kërkojnë ngujim ne seancë. Berisha i kërkon durim.
“E vërteta është se deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë dhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur”, u shpreh Berisha.
Berisha përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ramës duke e sulmuar se me mbrojtjen që po i bën ballukut po rrezikon procesin e integrimit
Top Channel