“U shkelën ligjet ndërkombëtare”/ Bombardimet në Iran, nëntë spitale dëmtohen rëndë

02/03/2026 10:53

Të paktën nëntë spitale janë dëmtuar rëndë në Iran gjatë bombardimeve që kanë hyrë në ditën e tretë, raportojnë mediat iraniane.

Deputeti Mohammed Beigi deklaroi se sulmet kanë goditur objekte shëndetësore, duke i cilësuar ato si shkelje të hapur të ligjeve ndërkombëtare. “Duke sulmuar spitalet, janë shkelur ligjet ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas Beigi, pesë persona u vranë në një sulm të veçantë në një zonë të quajtur “Rruga Iran” në kryeqytetin Tehran. Ai shtoi se goditja i bëri shtëpitë e banimit të pabanueshme dhe rrafshoi ndërtesa të tëra, duke i kthyer në gërmadha.

SHBA-të dhe Izraeli nisën një operacion të koordinuar ushtarak ndaj Iranit të shtunën, duke përshkallëzuar ndjeshëm tensionet në rajon. Pas sulmeve fillestare, Teherani dhe aleatët e tij kanë reaguar me goditje hakmarrëse, ndërsa përplasja ushtarake po thellohet nga dita në ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB