Refuzimi i Shehajt për të lënë sallën e Parlamentit pas përjashtimit, drejtuesja e seancës mbyll punimet e Kuvendit

02/03/2026 20:36

Parlamenti u mblodh në seancë plenare dedikuar sjelljes të problematikave  të zgjedhësve.

Shumica e deputetëve të opozitës bashkë me Sali Berishën nuk morën pjesë. Ata preferuan të ishin në foltoren e të hënës përpara kryeministrisë. Megjithatë nuk mungoi një debat mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit për djegien e Vilës 31 të shtunën.

Në fund nuk mungoi edhe tensioni që solli përjashtimin e kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i cili fillimisht kritikoi qeverinë për situatën e tensionuar në Baks Rrjoll, ndërsa pas përplasjeve verbale me deputetët e Partisë Socialiste dhe bllokimin e foltores, u përjashtua nga seanca. Pas kësaj u njoftua dhe mbyllja e seancës plenare.

 Parlamenti do të rimblidhet të enjten ku parashikohet të ketë në rendin e ditës votimin e ministrave të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB