Goditet një tjetër rast i mos deklarimit të parave në kufi.

Në pikën kufitarë të Kakavijë, u sekuestruan 25,950 euro, si dhe u proceduan dy persona që i posedonin.

Konkretisht, në dalje të RSh-së, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasit:

-F. V., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 10 950 euro që ai nuk i kishte deklaruar;
-M. J., të cilës iu gjetën në çantë, 15 000 euro që ajo nuk i kishte deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasit F. V., 60 vjeç, banues në Berat dhe M. J., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB