Derbi i Madonninës, për Interin mund të presë, Chivu dhe të tijët kanë Kupën e Italisë përpara
Lionel Messi hedh firmat e tij të para në këtë sezon të ri në Major League Soccer në SHBA.
Sulmuesi argjentinas mori përdore Inter Miamin në fitoren me përmbysje të këtij të fundit 4-2 në fushën e Orlandos duke shënuar një dygolësh në këtë përballje duke çuar në 22 numrin e sezoneve radhaz që 38 vjeçari gjen rrugën e rrjetës dhe duke iu afruar gjithnjë e më shumë kufirit të 900 golave të shënuar në karrierën e tij.
E gjendur në disavantazhin e 2 golave në këtë përballje, skuadra kampione në fuqi e MLS reagoi me karakter duke u mbajtur te ylli argjentinas i futbollit me Lionel Messin që fillimisht shënoi golin që barazoi shifrat në 2-2 duke rihapur totalisht llogaritë e sfidës, për të vulosur përfundimisht fitoren 4-2 me një goditje dënimi duke konfirmuar aftësinë e tij të jashtëzakonshme me goditje të tilla
Me këtë gol të rezultatit 4-2, Lionel Messi shkon në kuotën e 70 golave me goditje dënimi duke barazuar legjendën braziliane të futbollit, Pele, ndërkohë që përpara është Juninho me 77 gola të shënuar me goditje dënimi.
Shiko këtu golin e parë të Messit
Shiko këtu golin e dytë të Messit
Top Channel