Kualifikueset e Botërorit 2027/Kombëtarja e vajzave luan me Malin e Zi, Grima: Duam ta nisim me fitore fushatën kualifikuese

02/03/2026 18:28

Kombëtarja shqiptare e vajzave zhvilloi edhe përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Botërorit 2027 me Malin e Zi që do të zhvillohet në stadiumin e Nikshiqit. Trajneri i vajzave kuqezi, Armir Grima u shpreh optimist në prag të kësaj ndeshjeje si për skuadrën ashtu edhe objektivin që ka skuadra e tij

‘Mendoj që jemi mirë, si fizikisht ashtu edhe të përgatitur për këtë ndeshje. Kaluam disa probleme gripale me vajzat, por tani jemi të plotë dhe gjithmonë qëllimi është ta nisim sa më mbarë-tha Grima në një prononcim për fshf-t’i fillojmë sa më mirë këto eliminatore. Kemi ardhur për ta fituar këtë ndeshje. Kemi punuar gjatë këtyre ditëve dhe do t’ia bëjmë yzmetin. Do të luftojmë nesër për ta fituar ndeshjen.”

Tekniku kuqezi theksoi gjithashtu rëndësinë e frymës së grupit dhe bashkëpunimit në fushë.

‘Vajzat do të mundohen të japin atë që kanë dhënë në ndeshjet e tyre më të mira, që është fryma e ekipit dhe bashkëpunimi në grup. Nëse arrijmë ta japim këtë dhe të luftojmë 100% në çdo cep të fushës, do të dalim faqebardhë nga kjo ndeshje’ -tha trajneri Grima

Pas ndeshjes me Malin e Zi që do të luhet këtë të martë në Nikshiq, Kombëtarja e vajzave do të luajë me Çekinë në 7 mars në ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB