Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA
12/04 19:41
Të gjetur nën sulmin e raketave iraniane, banorët e Tel Avivit shmangin të dalin jashtë nëse nuk e kanë një arsye serioze për ta bërë këtë.
Ekipi i Top Channel në Izrael vizitoi një ndër zonat të cilat preferohen prej banorëve për shëtitje.
Ata shprehen për korrespodentin e TCH, Artur Bibe, i cili ndodhet në frontin e luftës, se jeta vazhdon me gjithë kufizimet e detyruara por lufta ishte një zgjedhje e imponuar për vendin.
Me SHBA në krah dhe me aleatët e tjerë ata janë të bindur se Irani do të mundet. Madje ata shprehin edhe dëshirën për të vizituar Shqipërinë pasi e quajnë një vend mik të bukur dhe mikpritës për qytetarët e izraelit.
Top Channel