Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit
Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se sulmet e saj të fundit me raketa kanë pasur si objektiv zyrën e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe selinë e komandantit të Forcave Ajrore të Izraelit.
Në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency, Garda Revolucionare tha se “zyra e kryeministrit kriminal të regjimit sionist dhe selia e komandantit të forcave ajrore të regjimit u vunë në shënjestër”.
Sipas të njëjtit burim, në sulm janë përdorur raketa të tipit Kheibar.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë bërë të ditur se nga goditjet nuk ka pasur të lënduar. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa deklaratat e ndërsjella mes palëve vazhdojnë të përshkallëzojnë klimën e konfliktit.
Top Channel