Lufta në Iran/Katari pezullon aktivitetet sportive, rrezikohet ‘Finalissima’ Spanjë-Argjentinë
Këtë fundjavë do të luhet Derbi i Madonninës mes Milanit dhe Interit, një ndeshje ku diferencat mes ekipeve anulohen krejt dhe nuk marrin rëndësi në fushën e lojës. Por ndërsa Milani ka plot 1 javë kohë për ta përgatitur këtë derbi që kuqezinjtë e kanë për jetë a vdekje, Chivu nuk e ka këtë komoditet.
Kjo sepse në horizontin e Interit është ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Italisë me Comon përpara sfidës me Milanin me zikaltrit që pavarësisht eliminimit befasues javën e kaluar në Ligën e Kampioneve, është ende në garë për të fituar 2 trofe.
Në kampionat Interi në këtë moment është i qetë duke parë edhe diferencën prej 10 pikësh që e ndan nga rivalët historikë kuqezinj, kështu që mendja është te e mërkura dhe përballja me Comon e Cesc Fabregas në një duel prej 180 minutash, duke pasur në këtë mënyrë mundësinë për të arsyetuar e bërë llogaritë nëse do të duan.
Trajneri i Interit Chivu sheh që është mes dy zgjedhjeve; ato të detyruara dhe ato në perspektivë. Përsa iu përket zgjedhjeve të detyruara këtu përfshihet sidomos reparti i sulmit; Lautaro Martinez nuk është i disponueshëm, me argjentinasin që me shumë mundësi do të duhen disa javë të tjera për ta parë në fushën e lojës, Bonny doli me probleme nga sfida me Genoan, por shpresohet që ai të jetë në dispozicion në mbrëmjen e së dielës. Kështu që në repartin e avancuar mbeten Thuram dhe Pio Esposito.
Përsa iu përket zgjedhjeve në perspektivë, një opsion është ai i Calhanoglu që ka nevojë për minura pas rikthimit në fushën e lojës në ndeshjen me Genoan. Po kështu edhe Dumfries me këtë të fundit që ka më shumë mundësi që të nisë ndeshjen nga stoli dhe të aktivizohet gjatë ndeshjes. Ka të ngjarë të Dimarco dhe Luis Henrique të lihen pushim për të marrë pak frymë dhe të zëvendësohen nga Augusto dhe Darmian. Ndërsa në mbrojtje ka hapësirë për Acerbin që të shtunën qëndroi në stol ndërkohë që u aktivizua De Vrij.
Top Channel