LIVE/ Trump: Arritëm marrëveshje 15-pikëshe me Iranin, nuk ka më armë bërthamore! Bie nafta, sulmet kundër objekteve energjetike ndalen për pesë ditë. Teherani: Lajme të rreme 23/03 22:57
Një avion luftarak është rrëzuar mbi Kuvajt pranë një baze ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Avioni mori flakë në ajër dhe ra drejt tokës me një rrotullim të ngadaltë, përpara se të zhdukej nga horizonti.
Ai është rrëzuar brenda një rrezeje prej rreth 10 kilometrash nga baza ajrore amerikane Ali Al Salem Air Base në Kuvajt.
Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit dhe as cilës forcë ajrore i përket avioni. Sipas analizës së CNN, avioni luftarak me dy motorë është në përputhje me një F-15E Strike Eagle ose një F/A-18 Hornet. Kuvajti operon gjithashtu me avionë luftarakë F/A-18.
Top Channel