Vrasja e komandanit Pakpour, Irani emëron kreun e ri të Gardës Revolucionare Islamike

01/03/2026 12:19

Ahmad Vahidi është emëruar komandant i ri i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, pas vrasjes së komandantit të mëparshëm, Gjeneral Mohammad Pakpour, gjatë sulmeve të koordinuara amerikano-izraelite të së shtunës.

Agjencia ndërkombëtare Reuters raportoi vendimin e Gardës Revolucionare për të emëruar Vahidin në krye të forcës, ndërsa ende nuk është konfrirmuar zyrtarisht.

Gardat Revolucionare (IRGC) janë një forcë kyçe ushtarake, politike dhe ekonomike në Iran dhe veprojnë të ndara nga ushtria e rregullt e vendit, duke pasur ndikim të madh në strukturat e brendshme dhe në politikën rajonale të vendit.

Emërimi i Vahidi-t vjen pas një periudhe tensioni të lartë, duke pasuar humbjen e komandantit Pakpour, një nga figurat më të rëndësishme të Gardës Revolucionare.

Ky zhvillim konsiderohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme në hierarkinë ushtarake iraniane që pas revolucionit islamik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB