Vrasja e Ali Khamenei-t, ministri i Jashtëm i vendit: Udhëheqësi i ri Suprem do të zgjidhet brenda dy ditësh

01/03/2026 15:45

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se një udhëheqës i ri suprem i vendit mund të zgjidhet brenda një ose dy ditësh, pas vdekjes së Ali Khamenei.

Araghchi tha se Teherani ka shpallur një udhëheqje të përkohshme, e cila do të ushtrojë kompetencat drejtuese deri në përzgjedhjen e liderit të ri suprem.

Ai shtoi se sulmet e ndërmarra nga Irani përbëjnë “një akt vetëmbrojtjeje dhe hakmarrjeje ndaj agresionit amerikan kundër nesh”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB