Dy 27-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Durrësit për disa vjedhje në qytet nëpër dyqane, markete dhe pastiçeri.

Gjatë operacioneve, u arrestuan dy shtetas, mes tyre 27-vjeçari A. D., i cili rezulton autor i vjedhjeve në një piceri, një dyqan dhe një market .

Në pranga ra edhe P. M., po ashtu 27 vjeç, akuzohet për vjedhje në një pastiçeri dhe një market.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia vijon punën për zbardhjen e rasteve të tjera të ngjashme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB