Milani merr revanshin ndaj Cremoneses për humbjen që kjo e fundit i shkaktoi skuadrës kuqezi në javën e parë të Serie A. Të besuarit e Massimiliano Allegrit iu imponuan kësaj skuadre në sfidën e zhvilluar në Cremona duke e mundur me rezultatin 2-0 për të çuar sërish në 10 pikë diferencën me Interin kryesues.

Skuadra vendase tentoi me Bonazzoli dhe Vardy, por ishte Milani që dominoi dhe Cremoneses iu deshën dy pritje fantastike të Auderos ndaj Pulisic dhe Fofana për të mbajtur portën të paprekur, përpara se të Leao të shpërdoronte shansin për të shënuar golin e avantazhit kur u gjend i vetëm para portës kundërshtare.

Në pjesën e dytë, Leao gaboi sërish nga shumë pranë portës edhe pse u shpërqendrua nga dalja e Auderos. U duk se po shkohej drejt një barazimi pa gola por në minutën e 89 Pavlovic zhbllokoi rezultatin pasi devijoi një gjuajtje të De Winter pas një krosimi të Modrid, ndërsa në minutat shtesë, Leao mbylli përfundimisht llogaritë e ndeshjes për Milanin që fitoi sfidën me rezultatin 2-0 që shkon në Derby e Madonninës të javës së ardhshme me moral të mirë pas këtij suksesi, ndërsa Cremonese mbetet me 24 pikë po aq sa edhe Lecce e vendit të 18

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB