Ndeshja e LaLiga2 mes Sporting de Gijón dhe Leganés, e zhvilluar në stadiumin El Molinón “Enrique Castro Quini”, u pezullua pas vetëm katër minutash lojë për shkak të një emergjence të rëndë në tribunë.

Tifozët u evakuuan menjëherë dhe stadiumi u mbush me heshtje mortore. Sipas njoftimeve zyrtare, një tifoz 82-vjeçar, abonent i klubit për 40 vite, pati një shqetësim serioz shendetësot dhe nuk arriti të mbijetonte pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Një person që e shoqëronte u trajtua gjithashtu nga ekipi mjekësor. Në minutën e 9-të, gjyqtari Daniel Palencia informoi kapitenët e skuadrave, Gaspar Campos dhe Juan Soriano, mbi situatën. Lojtarët vazhduan të lëviznin topin për të mos u ftohur, por në minutën e 16-të u larguan nga fusha dhe shkuan në dhomat e zhveshjes.

Në tabelat elektronike të stadiumit u shfaq mesazhi: “Ndeshja pezullohet momentalisht për shkak të një emergjence mjekësore në tribunë”. Rreth orës 18:00, klubi njoftoi zyrtarisht humbjen e tragjike: “Real Sporting de Gijón shpreh keqardhjen për vdekjen e C.R.G., 82 vjeç, në fillim të ndeshjes së sotme. Punës së personelit mjekësor dhe të sigurisë sot në El Molinón, si dhe sjelljes së admirueshme të dy tifozërive, u jepet një mirënjohje e veçantë. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij”.

Të dy klubet po bashkëpunojnë me institucionet për të vendosur datën e re të zhvillimit të ndeshjes dhe nuk përjashtohet mundëaia që ajo të luhet nesër, në orën 19:30, duke shmangur nevojën për udhëtim të ri nga Leganés.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB