Manchester United vazhdon të mos njohë humbje me Michael Carrick në Premier League angleze. Skuadra e Djajve të Kuq arriti të mposhtë Crystal Palace në Old Trafford me rezultatin 2-1 dhe tani e sheh veten në vendin e tretë me 51 pikë duke zbritur një shkallë më poshtë Aston Villën me po kaq pikë.

Ishte Crystal Palace ajo që e nisi më mirë këtë sfidë në Teatrin e Ëndrrave që në minutën e 4 me Lacroix që shfrytëzoi një asist të Johnson. Skuadra londineze diti të ruajë këtë avantazh deri në fundin e pjesës së parë. Pas pushimit gjërat u komplikuan për Crystal Palace që pa që në minutën e 56 autori i golit Lacroix të ndëshkohet me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë.

Manchester United e shfrytëzoi menjëherë superioritetin numerik teksa në minutën e 57 barazoi rezultatin me Bruno Fernandes që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Portugezi u bë protagonist 8 minuta më vonë teksa dha asist te Benjamin Sesko që shënoi golin që përmbysi rezultatin në 2-1 për Manchester United, rezultat që mbeti i tillë deri në fund të sfidës me Djajtë e Kuq që tani duket se më në fund e kanë lënë pas krahëve periudhën e errët të pjesës së parë të sezonit kur në pankinë ishte Amorim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB