Irani në kundërsulm, presidenti Trump paralajmëron: Do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë

01/03/2026 10:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin të mos ndërmarrë hakmarrje ndaj SHBA-ve ose Izraelit, duke kërcënuar me një goditje “që nuk është parë kurrë më parë”.

Deklarata erdhi pas paralajmërimit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC) për të sulmuar bazat amerikane dhe Izraelin pas vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta SHBA–Izrael të shtunën në mëngjes.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi: “Irani sapo deklaroi se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Nuk duhet ta bëjnë këtë, sepse ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”.

IRGC kishte njoftuar më parë se një “operacion shkatërrues” do të nisë drejt bazave amerikane.

Trump e përshkroi Khamenei si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe u bëri thirrje iranianëve të “marrin mbrapsht vendin e tyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB