Mbrojtësi kuqezi bën sulmuesin, shënon ndaj Hatayspor në kampionatin turk(VIDEO)
Anis Mehmeti po kalon një sezon të shkëlqyer dhe vazhdon të jetë ndër shqiptarët më të spikatur në futbollin anglez.
Sulmuesi realizoi sërish në Championship, duke lënë menjëherë gjurmë në sfidën e radhës.
Në përballjen mes Ipswich Town dhe Swansea City, Mehmeti zhbllokoi rezultatin që në minutën e tretë.
Ai përfitoi brenda zonës dhe lëshoi një goditje të fortë e të saktë, të pakapshme për portierin kundërshtar.
Kliko këtu për golin
Goli erdhi përballë një klubi që ka në mesin e aksionerëve figura të njohura si reperi Snoop Dogg dhe ylli kroat Luka Modrić. Finalizimi i sulmuesit shqiptar u cilësua si një realizim mjaft cilësor.
Me këtë rrjetë, Mehmeti shkon në kuotën e dhjetë golave në kampionat, ndërsa ka kontribuar edhe me gjashtë asistime. Mbetet për t’u parë nëse trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, do ta përfshijë sërish në listën e Kombëtares për ndeshjet e muajit mars.
Top Channel