Protestuesit drejt selisë “Rozë”, krijohet kordon policie, pozicionohet edhe makina ujëhedhëse te PS
Mbrojtësi i Juventusit, Pierre Kalulu, ka folur në prag të sfidës së transfertës ndaj Romës në stadiumin Stadio Olimpico, duke u rikthyer te përjashtimi i tij në derbin kundër Interit.
I pyetur për raportin me mbrojtësin zikaltër Alessandro Bastoni, Kalulu u shpreh: “Jo, nuk kemi folur. Nuk kemi biseduar shumë më parë dhe pak gjë do të ndryshojë. Ndoshta do të takohemi sërish pas disa muajsh dhe shpresoj të kem arritur ndonjë sukses që do të më bëjë ta harroj atë episod. Ajo që më dhembi më shumë ishte rezultati përfundimtar. Ekipi është gjithmonë i pari.”
Mbrojtësi pranoi se përjashtimi i tij erdhi në një moment të vështirë për skuadrën dhe se do të shohë me interes mënyrën se si do të zbatohen ndryshimet e fundit në VAR.
Juventusi vjen pas eliminimit nga Champions League përballë Galatasarayt, një ndeshje ku bardhezinjtë luftuan me dhjetë lojtarë. “Jemi të zhgënjyer me rezultatin, por krenarë për atë që treguam në fushë,” tha Kalulu.
Ai theksoi se sfida ndaj Romës është shumë e rëndësishme, por kampionati është i gjatë dhe skuadra duhet të mendojë ndeshje pas ndeshjeje. “Roma është një ekip i fortë dhe dinamik. Pres një ndeshje me ritëm të lartë, plot duele dhe cilësi teknike. Mendoj se do të jetë edhe më e bukur se përballja e parë,” u shpreh ai.
Sa i përket të ardhmes së trajnerit Luciano Spalletti, Kalulu theksoi se është një çështje që i takon klubit: “Ne ndihemi mirë dhe na pëlqen mënyra si luajmë, por vendimet nuk varen nga ne.”
Top Channel