Kategoria Superiore/Partizani gjunjëzon Egnatian, i bën një nder edhe Vllaznisë…
Como vijon të ndjekë ëndrrën Champions League. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas fitoi në ndeshjen e javës së 26 të Serie A Leccen e Ylber Ramadanit me rezultatin 3-1, një fitore që erdhi me përmbysje pasi ishte Lecce ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje.
Gjithçka ndodhi në minutën e 13 kur Coulibaly shfrytëzoi një krosim nga krahu i majtë i Bandës dhe me një gjuajtje me kokë dërgoi topin në rrjetë dhe rezultati shkoi 1-0 për Leccen. Por Como reagoi dhe vetëm 5 minuta më vonë barazoi rezultatin në 1-1 me Douvikas pas një asisti të Jesus Rodriguez. Në minutën e 36 erdhi edhe goli i përmbysjes së rezultatit në 2-1 me golin e Rodriguez, ndërsa në minutën e 44 Kempf shënoi edhe golin e tretë për të çuar rezultatin në 3-1 për Comon.
Në pjesën e dytë, tentativat e Lecces për të ndryshuar fatin e ndeshjes ishin pa shumë intensitet dhe historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më me Comon që shkon në kuotën e 48 pikëve duke u ngjitur në vendin e 5, ndërsa Lecce mbetet me 24 pikë në zonën e rënies nga kategoria.
Top Channel