FIFA monitoron situatën pas operacioneve ushtarake të SHBA-së ndaj Iranit, Kupa e Botës 2026 në rrezik
Te Roma nuk dihet ende nëse Paulo Dybala do të mund të luajë në supersfidën e së dielës me Juventusin apo jo. Ishte vetë trajneri Gian Piero Gasperini që e pohoi këtë në konferencën për shtyp një ditë përpara kësaj ndeshjeje shumë të rëndësishme.
‘Sot do të kuptojmë nëse Dybala do të mund të luajë apo jo këtë ndeshje, është shumë më mirë, por nuk është ende në kushtet se mund të luajë-tha Gasperini-përsa i përket Soule, me siguri nuk do të jetë këtë javë, por për javën e ardhshme shpresojmë se do të na bashkohet’.
Për Gasperinin, sfida me Juventusin duket si një përballje me të kaluarën duke qenë se ai ka qenë pjesë e klubit bardhezi.
‘Juventus për mua ka qenë një palestër e jashtëzakonshme, kam kaluar 10 vjet kur isha një djalosh dhe 10 të tjerë si trajner në sektorin e të rinjve dhe 5 vjet në rolin e trajnerit të skuadrës Primavera-tregon Gasperini-ishte një klub ku futbolli luhej mirë, më dha mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë dhe ishte një formim që më ndihmoi shumë në karrierën time’
Gasperini foli më pas për vështirësitë që po has futbolli italian në kompeticionet evropiane
‘Duhet të pranojmë realitetin dhe nuk ka të bëjë vetëm me kupat, ka të bëjë edhe me kombëtaren-tha Gasperini-nuk ka vetëm një problem, përndryshe do të ishte zgjidhur. Ndoshta është edhe meritë e vendeve të tjera, shikoni Norvegjinë. Ndonjëherë mund të merren si pikë frymëzimi dhe t’u jepen meritat të tjerëve’
Për Gasperinin nuk është e vërtetë që Roma nuk ka fituar ndonjë ndeshje të madhe në Serie A
‘A është momenti i duhur për të fituar një ndeshje të madhe? Nuk është se ne nuk kemi fituar asnjë-tha Gasperini-me skuadrat që kemi para nuk kemi fituar, por së fundmi barazuam me Milanin dhe Napolin. Megjithatë kemi fituar me Comon dhe Bolognan. Me Juventusin humbëm në fazën e parë, të shohim nesër. Na mungon fitorja ndaj një prej skuadrave me të cilat jemi pranë në renditje. Nesër duhet të mendojmë për interpretimin e ndeshjes, këto lloj sfidash janë gjithnjë në ekuilibër dhe janë detajet shumë të vogla që spostojnë rezultatin’.
Top Channel