LIVE/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë me raketa Teheranin, mbi 80 viktima në Iran. Hidhen raketa edhe në Dubai, media izraelite: Khamenei mund të jetë vrarë
Irani raporton se të paktën 70 persona kanë humbur jetën dhe rreth 90 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e sulmeve ajrore që goditën provincën Hormozgan.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars News Agency, e cila citon burime mjekësore lokale. Sipas raportimeve paraprake, bilanci i viktimave mund të rritet, pasi disa prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
Ministria iraniane e Shëndetësisë ka njoftuar se mes viktimave ndodhen të paktën 60 të mitur. Ndërkohë, rreth 80 persona janë plagosur pas goditjes së një rakete që ka rënë mbi një shkollë për vajza, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe panik në zonë.
Autoritetet vendase kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, ndërsa ekipet mjekësore po punojnë për trajtimin e të lënduarve. Ende nuk ka një reagim zyrtar mbi përgjegjësinë e sulmeve, ndërsa situata në jug të vendit mbetet e tensionuar.
Top Channel