Protesta e PD/ Molotovë e gurë drejt kordonit të policisë, reagon ministrja Koçiu: Provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim

28/02/2026 21:00

Ka reaguar ministrja e Brendshme Albana Koçiu, pas hedhjes së molotovëve gjatë marshimit në protestën e opozitës.

Koçiu shkruan se “të shkosh me molotovë në duar drejt godinës së Policisë së Shtetit nuk është një akt proteste, por një provokim i hapur dhe një dëshirë e ethshme për përshkallëzim, duke tentuar të delegjitimohet forca e ligjit përballë presionit të rrugës”.

“Marshojnë si çlirimtarë në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që janë po ata vetë që shqiptarët i kanë lënë jashtë rrugës së politikës me votë.

Duke u fshehur pas bandës së molotovëve, ky Don Kishot që grindet me koshat e mbeturinave si me mullinjtë e erës, e ka kthyer partinë e parë pluraliste në një repart zjarrvënësish.

Ky zjarr nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë, por vetëm mbetjet e fundit të një opozite që nuk di më as kush është, as ku po shkon dhe as pse po bërtet”, shkruan Koçiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB