Një plagosje e lehtë është shënuar në Lezhë. Policia arreston në flagrancë autorin e ngjarjes.

Burime tregojnë se 40-vjeçari D.K. ka goditur me mjet prerës (thikë) dy persona, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e Lezhës dhe po jep dëshminë në lidhje me ngjarjen.

Ndërkaq, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë).

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Plagosi lehtë në dorë me mjet prerës dy shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Në ishull-Lezhë, në ambientet e një berberhane, shtetasi D. K., 40 vjeç, është konfliktuar me pronarin e objektit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç.

Gjatë konfliktit janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç (daja i pronarit), si dhe shtetasi A. Z., 52 vjeç, i cili ka qenë klient në momentin e ngjarjes.

Shtetasi D. K. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit R. Sh. dhe A. Z., të cilët kanë marrë dëmtime në pjesën e dorës, ndërsa shtetasi B. D. nuk ka pësuar dëmtime.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim lidhur me rastin.

Autori i dyshuar, shtetasi D. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thika).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB