Përfshihet nga flakët makina në Korçë, raportohet vetëm për dëme materiale

28/02/2026 08:32

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Bulgarec.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri në mjet ka rënë rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës, pranë disa banesave.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet përreth. Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga ana e grupit hetimor po punohet për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB