Premier League/Manchester City mposht Leeds dhe vijon presionin ndaj Arsenalit
Napoli vuan por arrin të marrë një fitore të çmuar në ndeshjen e javës së 26 të Serie A. Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte, mposhti në Bendegodi Veronën me rezultatin 2-1 ku ai që e nderoi ishte Romelu Lukaku me golin e shënuar në sekondat e fundit.
Fillimi i ndeshjes ishte perfekt për kampionët e Italisë që morën avantazhin që në minutën e 2 të sah me Hojlund që me një gjuajtje me kokë dërgoi në rrjetë një krosim të Vergarës. Në pushimin e ndeshjes, Conte la në dhomën e zhveshjes Spinazzolan duke aktivizuar Gutierrez, por Napoli nuk ishte në gjendje që të mbyllte llogaritë e ndeshjes edhe për shkak të një mundësie të humbur nga Vergara dhe në mesin e pjesës së dytë erdhi edhe ndëshkimi nga ana e Veronës që shënoi me Akpa Akpro pas ekzekutimit të një goditje këndi që barazoi shifrat në 1-1.
Në këtë pikë, Antonio Conte hodhi në fushë Giovane dhe Lukaku dhe ishte pikërisht belgu që në minutën e 95, kur u mendua se kjo ndeshje do të mbyllej në barazim, shënoi golin e fitores 2-1 për Napolin që në këtë mënyrë shkon në 53 pikë duke qenë i vetëm në vendin e tretë në pritje të sfidës mes Romës dhe Juventusit, ndërsa Verona mbetet në vendin e fundit në kuotën e 15 pikëve.
Top Channel