Arti hap Vilën 31/ Instalacione dhe kujtesë historike, godina e famshme e komunizmit mirëpret publikun pas incidentit gjatë protestës së opozitës
20/03 15:42
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, prezantuan filmin e tyre me te ri “Loja e Fundit” ne qytetin e Shkodrës.
Për protagonistet mikpritja e Shkodrës është gjithmonë e veçantë sidomos kur bëhet fjale për komedi e humor.
“Është fantastike e gjithë kjo që po ndodh, si një magji e vërtetë. Kam realizuar një ëndërr”, u shpreh Kiara Tito.
“Ka qenë çdo gjë shumë e bukur, ka qenë e vështirë jo për arsye të profesionalizmit por për arsye se kemi qenë shumë. ka qenë jashtëzakonisht shumë bukur, ka qeën kënaqësi me pas role”, tha Luiz Ejlli.
Filmi “Loja e Fundit” do të shfaqet për 10 ditë me radhë në kinema “Republika” në Shkodër.
Top Channel