Napoli, fitore në frymën e fundit, Lukaku, heroi i skuadrës së Antonio Contes
Camp Nou është shndërruar në një fortesë për Barcelonën që i ka marrë përpara çdo rival që i del para kur luan aty. Viktima e radhës e skuadrës katalanase në shtëpinë e kësaj të fundit u bë Villarreali te cilin skuadra e drejtuar nga Hansi Flick e shkatërroi me rezultatin 4-1 ku protagonist absolut u bë pikërisht Lamine Yamal.
Sfida ishte e ekuilibruar deri në minutën e 28 kur Yamal zhbllokoi rezultatin për Barcelonën që mori kryesimin në 1-0. Kaluan vetëm 7 minuta dhe 18 vjeçari shënoi sërish duke e cuar rezultatin 2-0 për blaugranat, një rezultat që mbeti i tillë deri në fundin e pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Villarreali rihapi llogaritë e ndeshjes duke shkurtuar rezultatin në 2-1 me Gueye që i tronditi pak siguritë e Barcelonës që gjithsesi në minutën e 69 ktheu qetësinë falë golit të Yamal që plotësoi tregolëshin e tij personal duke e cuar rezultatin në 3-1.
Në minutat shtesë të ndeshjes, ishte Leëandoëski që gjeti golin, një gol që fillimisht u anulua nga arbitri por që u konfirmua nga sistemi VAR me Barcelonën që e mbylli ndeshjen 4-1 duke e çuar në 4 pikë diferencën me Realin e Madridit që do të luajë të hënën ndaj Getafes.
Top Channel