Juventus dhe Luciano Spalletti së shpejti do të flasin për rinovimin e kontratës, një çështje që do të ketë të bëjë më shumë për perspektivat e merkatos që klubi do t’ia prezantojë trajnerit sesa për kohëzgjatjen dhe pagën.

Dëshira është që të bëhen përforcime të rëndësishme në çdo repart për të kënaqur trajnerin dhe disa pista kanë nisur të përshkuhen me kohë, ndërsa në të tjera duhet punuar për të mposhtur konkurrencën.

Di Gregorio largohet? Sipas asaj që publikon ‘Tuttosport’, nga 3 portierët e Juventusit, i vetmi që e ka vendin të sigurt është Pinsoglio që sapo e ka rinovuar kontratën. Pasiguritë sezonale  rrezikojnë të vënë në dyshim të ardhmen e Di Gregorios dhe vetë Perin mund të largohet në fundin e vitit.

Vijnë dy futbollistë krahu; emrat. Në mbrojtje mbetet për t’u kuptuar nëse do të ketë oferta konkrete për Gatti dhe se çfarë do të vendosë të bëjë qendërmbrojtësi që kërkohet nga Roma, Milani, Tottenham dhe Nottingham Forest. Por më shumë pikëpyetje ka për krahët; kartoni i Holm do të blihet, ndërsa Joao Mario do të kthehet nga huazimi te Bologna. Cambiaso nuk është më ai që donte Guardiola te Manchester City dhe pët këtë arsye, klubi ka nisur të bëjë lëvizjet për Mingueza dhe Celik që janë drejt mbylljes së kontratave respektivisht me Celta Vigon dhe Romën.

Lojtar niveli në mesfushë. Nëse Locatelli do të rinovojë, duke qenë se me Spallettin ka rilindur, Juventus do që mesfusha të drejtohet nga një emër shumë i rëndësishëm dhe dy pistat kryesore të çojnë te Sandro Tonali, të cilin e kërkon dhe Arsenali dhe Bernardo Silva, kontrata e të cilit me Manchester City po shkon drejt skadencës, me portugezin që dëshiron të provojë një eksperiencë ndryshe nga Premier League. Ndërkaq, te Juventus, Koopmeiners pëlqehet nga Galatasaray dhe mund të largohet.

Rebusi për sulmuesit. Me Opendën që mund të largohet menjëherë, David mund t’i jepet një shans tjetër, ndërsa në rastin e Vlahovic duhet kuptuar mirë nëse do të rihapen bisedimet për rinovimin. Por, një qendërsulmues sidoqoftë duhet dhe Spalletti do të kërkojë sërish Randal Kolo Muani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB